Përleshje masive në Kosovë, përfshihen burra e gra

0
26

Të shtunën rreth orës 18:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë ka ndodhur një rrahje mes gjashtë personave.

Në këtë incident të përfshirë kanë qenë pesë burra dhe një grua, njofton policia, përcjellë Klan Kosova.

Të të gjashtë të dyshuarit kanë marrë ndihmën mjekësore. Më pas me urdhër të prokurorit burrat kanë shkuar në mbajtje kurse gruaja është liruar për në procedurë të rregullt.