Kapama me mish pule: Mishi më i shijshëm, i përsosur për kafjall gjatë fundjavës!

0
30

Kapama me mish pule është gjellë interesante nga mishi i bardhë dhe spinaqi.

Është më se e dëshirueshme që me këtë racion të shërbehet edhe ndonjë produkt qumështi – një lugë ajkë apo një gotë kos, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 600 g gjoks pule (file),
▪ 1 kg spinaq,
▪ 2 lugë erëza të përziera,
▪ 1 qepë,
▪ 1 lugë spec i kuq i bluar,
▪ vaj,
▪ kripë, piper i zi i bluar
Përgatitja:

Gjoksin e pulës e pritni në kube, i qitni kripë, erëza të përziera, piper dhe i fërgoni në tigan në të cilin më parë keni ngrohur vajin.

Në tigan qitni 100 mililitra ujë. Qepën e pritni në feta të holla dhe i shtoni në tigan.

Edhe një herë i qitni erëza të përziera, shtojnë specin e kuq të bluar dhe i qitni edhe 100 mililitra ujë.

Enën e qeramikës e spërkateni me vaj dhe qitni gjysmën e fletëve të spinaqit të larë më parë. Gjysmën e përmbajtjes së tiganit qiteni në enën e qeramikës.

Pastaj sipër qitni fletët e mbetura të spinaqit, dhe pjesën e mbetur të përmbajtjes nga tigani e shtoni në enë.

Mbulojeni me kapak dhe futeni në furrë. Piqeni 60 minuta në 220 gradë.

Nxirreni enën nga furra dhe me lugë qiteni gjellën në enët për servirim. Sipas shijes, bashkë me racionin shtoni edhe nga një lugë ajkë dhe servireni me kos.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/