Askush nuk e beson sa vjet ka mbushur sot Shpëtim Idrizi!

0
35

12 nëntor 1981. Familja Idrizi në Mitrovicë iu gëzua lindjes së një vogëlushi, i cili do të bëhej kapiteni ikonë i klubit kampion të Kosovës, Trepça ’89.

Mesfushori mitrovicas feston sot ditëlindjen, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai ka mbushur 36 vjet, moshë që vështirë dallohet kur e sheh duke luajtur në fushë.

Shumë lojtarë i kanë dhënë fund karrierës në këtë moshë, por ai të paktën tani për tani, s’ka arsye për ta bërë një gjë të tillë.

shpetim idrizi

shpetim idrizi

Me energjinë, motivin dhe kreativitetin, Idrizi mbetet lojtari kryesor i 89-shit, ani pse është i rrethuar me lojtarë shumë cilësor.

Cilësitë që i posedon në këmbët e tij, Idrizi i plotëson me karakterin dhe personalitetin fantastik që ka ndërtuar.

Për këtë arsye, ai është i respektuar në të gjitha stadiumet ku luan.

shpetim idrizi

shpetim idrizi

Urim special i ka bërë klubi i tij, Trepça ’89.

Mitrovicasit kanë postuar në faqen zyrtare një foto të Idrizit.

Aty kapitenit iu është dëshiruar më të mirat në jetë dhe në karrierë.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë:

“Sot kapiteni ynë z. Shpetim Idrizi feston ditëlindjen.

Kryesia, stafi i trejnerave dhe bashkëlojtarët i dëshirojmë shëndët dhe suksese.

Kur një ekip e ka liderin e fortë padyshim se aty nuk do të mungojn sukseset e ky Lider jeni ju kapiten. 

Kemi nderin që je pjesë e jona. Edhe shumë tjera t’gëzueshme”, shkruan 89-shi. /Gazeta Olle/

cats

shpetim idrizi

geci idrizi

shpetim idrizi

idrizi tytr