“Në PSG nuk e duan më Neymarin”

0
22

Neymari është duke hasur në vështirësi te PSG-ja dhe duket se i ka ra pishman për largimin nga Barcelona.

Gazetari spanjoll, José Luis Sánchez, ka thënë në “El Chiringuito de Jugones” se Neymari ka humbur besimin në dhomat e zhveshjes të PSG-së.

“Një njeri i brendshëm te PSG-ja, i besueshëm, më ka thënë se Neymari tashmë ka humbur pjesën më të madhe të zhveshtores te PSG-ja dhe shumica e lojtarëve nuk e durojnë më”, deklaroi Sanchez.

Neymari gjatë ditës së djeshme mohoi të ketë probleme me trajnerin Unai Emery dhe lojtarët, por në Francë raportojnë vazhdimisht të kundërtën.

Braziliani tashmë lidhet me një largim të mundshëm nga PSG-ja dhe klubi ku mund të përfundojë është Real Madridi. /Gazeta Express/