Bakllava e shijshme me shqind dhe grizë

0
28

Versioni me shqind rrjedh nga Tunizia, ndonëse ngado që të jetë – ai është fantastik!

Përbërësit:

– 400 – 500 g kore të holla për bakllava,
– vaj për lyerje,
– 4 vezë,
– 8 lugë sheqer,
– 8 lugë grizë,
– 125 g gjalpë,
– 100 ml qumësht,
– 200 g shqind të bluar,
– 3 filxhanë sheqer,
-3 filxhanë ujë
– lëng limoni.

Përgatitja:

Tundni vezët dhe sheqerin, shtoni grizin, gjalpin dhe qumështin. Në fund përzieni shqindin e bluar.

Në tepsi të lyer qitni koren e parë, lyejeni me vaj dhe sipër qitni tjetrën. Edhe këtë lyeni me faj dhe qitni një shtresë të hollë filli.

Vazhdoni me rendisjen derisa të shpenzoni gjithë materialin. Në fund gjithashtu lyeni me vaj.

Me thikë të mprehtë priteni bakllavanë në katrorë apo në trekëndësh dhe piqeni në 200 gradë celsius derisa të marrë ngjyrë ari.

Zieni sherbetin nga sheqeri, ujin dhe lëngun e limonit.

Sherbetin e nxehtë qiteni në bakllava të vakët, transmeton Telegrafi.

Shqindi (lat. schinus molle) është shkurre me shumë degë, me lëvore të murrme leskra-leskra me gjethe vezake përherë të blerta që përmbajnë tanin e me lule të kuqërreme në vile që lidh si fryt disa kokrra të vogla të zeza, nga të cilat nxirret një lloj vaji me erë të këndshëm.