Reuters: Haradinaj mund të arrestohet nëse udhëton jashtë Kosovës

0
26

Zyrtarë ndërkombëtarë në Prishtinë, por gjithashtu edhe zyrtarë shtetërorë të Kosovës, thonë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të arrestohet nëse udhëton jashtë shteti për vizita zyrtare nëse urdhër arresti i Serbisë në Interpol për të nuk tërhiqet, shkruan Reuters, njofton Klan Kosova.

Vizita javën e ardhshme në Bruskel, për Haradinajn do të jetë vetëm udhëtimi i dytë jashtë vendit prejse ka ardhur në krye të qeverisë – vizitën e parë e bëri në Tiranë.

Prandaj, vizita e Haradinaj në Bruskel do të shihet si një test i radhës për të parë nëse kryeministri kosovar do të arrestohet apo jo.