Donart Kamberaj talenti mitrovicas – që ka idol Reus dhe që ëndërron të luaj për skuadrën Dortmund

0
46

Kushtet e mirëfillta dhe puna profesionale që bëhet në skuadrat e njohura evropiane nga dita në ditë po zbulojnë talente të reja me prejardhje shqiptare në secilën sport në këto vende. Një talent që po rritet, kalitet edhe nga dita në ditë po dëshmohet fuqishëm është mitrovicasi dhjetëvjeçar Donart Kamberaj i lindur me 11 shkurt 2007. Ai jeton me familje në qytetin Giessen të Gjermanisë, ndërkohë që ka katër vite që ka nis të  mësoje elementet e para të futbollit, ku po shquhet me teknikë dhe kontroll të mirë të topit, goditje më dy këmbët ndonëse specialitet e ka goditjen me të majtën dhe po bëhet golashënues tipik. Donarti ka nis stërvitjet tek skuadra rajonale në qytetin ku jeton familja e tij në TSG Wieseck, ku aktivizohet në grupmoshën U-11 dhe është kapiten i skuadrës. Luan në disa pozita në sulm, pasi këtë ia mundëson loja e mirë me dy këmbët, ka shkëputje të mirë dhe për të mirën e skuadrës luan si qendërsulmues por sipas nevojës edhe alo në skuadër. Trajnerët nëpër “duart” e të cilëve ka kaluar deri më tani, kanë thënë fjalë shumë të mira për talentin mitrovicas, ndërkohë që tashmë ka disa skuadra të cilat janë të interesuara ta shohin në radhët e veta. Njëra ndër to padyshim është edhe skuadra e njohur gjermane Eintracht Frankfurt, që janë gati ta marrin ën akademinë e tyre të futbollit. Vetë Donarti shpreson që një ditë të bëhet emër i njohur i futbollit, dëshira e tij e parë është skuadra e njohur gjermane Dortmund, ndërsa ai idol që mundohet ta “imitoj” në stilin e tij të lojës e ka futbollistin e njohur Marco Reus. Familja është duke e mbështetur shumë Donartin në secilin hap, ndërkohë ai përveç futbollist i mirë është edhe nxënës i dalluar dhe fëmijë i mbarë/mitrovicatoppress/