Burrat apo gratë – kush ka kohën më të lirë?!

0
21

Burrat kanë më shumë kohë të lirë për të kaluar, se sa gratë thotë një studim i fundit britanik.

Sipas gjetjeve thuhet se, burrat shpenzojnë gjashtë orë e nëntë minuta në ditë në aktivitete të kohës së lirë, krahasuar me pesë orë e 29 minuta për gratë, njofton Klan Kosova.

Këto shifra janë publikuar nga Zyra e Statistikave të Britanisë së Madhe ndërsa shton se krahasimi gjinor është më i madhi në Anglinë verilindore, ku burrat shpenzonin mesatarisht 36.2 orë në javë të angazhuara në aktivitete të kohës së lirë, shtatë orë më shumë se femrat.

Ndërsa në Irlandën e Veriut, koha e kaluar ishte identike për burrat dhe gratë, njofton Klan Kosova.