Rezultatet përfundimtare: Ja cila parti ka fituar me më së shumti asambleistë

0
27

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvende Komunale. PDK prin me 215 asamblistë, pas saj LDK me 212, Vetëvendosje dhe AAK ndajnë vendin e tretë me nga 127 ulëse në kuvendet komunale.

KQZ’ja ka dhënë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 22 tetorit për kuvendet komunale, të cilat ndryshojnë radhitjen e partive krahasuar me rezultatet për kryetarë komunash.

Partia Demokratike e Kosovës del të jetë e para me 215 asambilstë, e pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 212.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje ndajnë vendin e tretë me nga 127 asambilstë.

Lista Srpska i afrohet partive të treta shqiptare me 127 ulëse të fituara.

Nisma do të ketë 50 ulëse në kuvendet komunale, ndërsa Aleanca Kosova e Re, ka 36 asamblistë. /Express/

LDK 212

PDK 215

VV 127

AAK 127

Nisma 50

Srpska 117

AKR 36

Alternativa 8

PSHDK 4