Dhurata Hoxha përsërit: Demarkacioni – kusht i vetëm i paplotësuar

0
17

Ministria e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ripërsëritur se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, përveç njërit – ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.

Hoxha, që ka dorëzuar një raport tek Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, ka deklaruar se janë munduar që përmes raportin të prezantojnë punën e tyre dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Ajo Hoxha ka shtuar se Kosova “duhet ta shfrytëzojë këtë kohë në maksimum për të prodhuar rezultate”.

“Demarkacioni duhet të ratifikohet – ai që është nënshkruar dhe për të cilin janë marrë vesh Kosova dhe Mali i Zi. Kushtet tjera janë të mbyllura dhe nuk ka nevojë t’u rikthehemi atyre”, ka thënë ajo. “Në BE kanë qenë të kënaqur me progresin që është bërë, por ne duhet në vazhdimësi në këtë proces, nuk duhet të ndalemi”.