Stresi nuk është vetëm i dëmshëm, kjo është e mira e tij

0
31

Si një psikologe, Kelly McGonigal ndihmon njerëzit që të jetojnë jetën më lumtur dhe më shëndosh..

Ajo në pjesën më të madhe të jetës së saj u ka dhënë kurajë njerëzve se si tu shmangen efekteve anësore të stresit, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.

Por kur foli një ditë në konferencën 99U në New York, McGonica tha se trajtimi dhe menaxhimi i stresit ka ndryshuar fundamentalist në vitet e fundit.

Tash ajo thotë se, ka kuptuar se stresi nuk shkakton vetëm dëme.

Së pari, stresi dhe brenga mund të jenë një shenjë se jeta juaj është kuptimplotë. Të qenit i stresuar përgjithësisht nënkupton se jeni të lidhur me diçka që ka vlerë për ju – qoftë ajo një intervistë për punën e nëdrrave apo kujdesi ndaj fëmijës suaj.

Së dyti, thjeshtë të qenit i vëmendshëm për benefitet e stresit mund të ju ndihmojnë juve që të përballeni me të.