Ermali publikon fotografi të motrës dhe mbesës, shikoni sa ka ndryshuar ajo

0
30

Në moshë të re ata këndonin së bashku.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu dhe motrën e tij Bulza Fjezullahu, transmeton Gazeta Express.

Por, me kalimin e viteve, motra e tij Bulza është larguar nga skena muzikore.

Ajo tashmë jeton jashtë Kosovës dhe është nënë e dy fëmijëve.

Së fundmi Ermali në llogarinë e tij në Instastory ka postuar një fotografi të motrës së tij dhe mbesës.

“Zemra e vllaut me qikin e dajes♥♥”, kishte lënë mbishrkim Ermali.

Kujtojmë se Ermali është shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij.

Ndërsa sa i përket projekteve muzikore, “VIP” është projekti i fundit nga Ermali në bashkëpunim me grupin e njohur “KAOS”.