A është Arta Nitaj në lidhje? Flet aktorja (VIDEO)

0
29

Që nga shfaqja në hit-serialin televiziv “O Sa Mirë”, Arta Nitaj u bë shumë e pranishme në mediat shqiptare.

Bukuroshja që portretizoi rolin e Xhesikës ishte e përfolur shumë edhe për jetën e saj personale.

Fillimisht, u tha se ishte në lidhje me djalin e presidentit Hashim Thaçi, Endritin, ndërsa më pas pati spekulime për një lidhje me këngëtarin Bruno.

Madje, Arta ishte edhe protagoniste në videoklipin e këngës “A më do”.

Gjatë pjesëmarrjes në intervistën 60 sekondëshe në Prive, ajo ka thënë se pak a shumë i ngjan personazhit të Xhesikës edhe në jetën e përditshme.

Deri më tani nuk i ka propozuar askush martesë bukuroshes, ndërsa ka pasur raste kur ka menduar të largohej nga Kosova.

Arta i ka hedhur poshtë thashethemet për operacione plastike, ndërsa ka thënë se pikërisht këto janë spekulimet që i kanë penguar shumë.

Fama nuk i pengon, ndërsa ka thënë se nuk do të pozonte nudo.

Modelja e shndërruar në këngëtare ka thënë se aktualisht nuk ka të dashur.

Për të gjitha përgjigjet e Artës, shikojeni videon e mëposhtme.