Bërxolla beqarie: Kjo drekë e pasur gatuhet vetëm për më të dashurit!

0
30

Do të kënaqeni me mishin e fërguar me perime.

Përbërësit:

▪ 600 g bërxolla,
▪ 50 g proshutë të tymosur,
▪ 3 speca të gjelbër apo të verdhë,
▪ 2 domate,
▪ 3 patate,
▪ 2 qepë,
▪ gjysmë luge spec të kuq të bluar,
▪ vaj, kripë, piper i zi i bluar.

Përgatitja:

Mishit qitni kripë, piper dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë.

Bërxollat e fërguara qitni në një enë rezistuese ndaj zjarrit dhe mbuloni me kapak. Në të njëjtin tigan qitni që të fërgohen qepët e prera në gjysmërrathë, specin e prerë në rrathë dhe proshutën e prerë në kube.

Shtoni edhe copat e qëruara dhe të prera më parë të patateve, si edhe domaten e prerë në feta të holla.

Qitni mëlmesa sipas dëshirës, spërkatni me specin e kuq të bluar dhe përzieni. Qitni 200 ml ujë dhe lërini që të vlojnë.

Kur të zihen patatet, me lugën rrjetë nxirrni perimet dhe lini anash enës për shërbim, ndërkaq në anën tjetër vini mishin e fërguar.

Ju propozojmë që me këtë ushqim të pini verë cilësore të kuqe të thatë, transmeton Telegrafi.