Mourinho i pakënaqur me tifozët e Unitedit, e ka një kërkesë

0
26

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me tifozët e Manchester United.

Ai dëshiron që ata ta mbështesin më shumë Romelu Lukakun, përjellë “Lajmi.net”.

“Do doja që tifozët të më shpjegonin përse nuk e mbështesin Lukakun kaq shumë, sepse ai jep gjithçka dhe mendoj se nuk është e ndershme që diferencën ta bëjë kur shënon apo nuk shënon gol”, deklaroi Mourinho.

“Nuk mendoj se është aspak e ndershme, kështu që jam disi i zhgënjyer, por jo me të. Me Lukakun jam shumë i kënaqur”, shtoi ai.