Lëndon veten me armë te Liqeni i Badovcit

0
36
Një person është lënduar te Liqeni i Badovcit në Prishtinë derisa po e provonte një armë të improvizuar për gjueti.

“Liqeni i Badovcit më 29.10.2017 17:30. I dyshuari mashkull K/Shqiptar e kishte improvizuar një mjet si armë e gjuetisë me të cilën është lënduar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë e gjuetisë kalibri nuk i dihet. Me urdhër të prokurorit rasti cilësohet ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/