KQZ do t’i shpallë rezultatet përfundimtare në mesjavë

0
17

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se të dielën pasdite në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht.

Elezi tha se deri tani janë numëruar votat me kusht nga disa komuna dhe ky proces është duke vazhduar në QNR.

“Mund t’iu konfirmoj se të dielën pasdite në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht. Deri më tani janë numëruar votat me kusht nga disa komuna dhe ky proces është duke vazhduar në QNR”, tha Elezi për Telegrafin.

Zëdhënësi i KQZ-së më tej tha se pas numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta KQZ-ja do t’i shpall rezultatet përfundimtare për kryetar komune.

“Po besojmë se në mesjavë do të arrijmë t’i shpallim këto rezultate”, tha ai.

Ndryshe, pas shpalljes së këtyre rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e shpallura.

“Ne duhet të presim vendimmarrjen e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme për të  proceduar më tej drejt certifikimit të Rezultateve për kryetar komune”, tha Elezi./Telegrafi/