Vdekja në moshë të re i la në gjysmë Adelës këtë projekt

0
53
Një lajm i hidhur ka tronditur opinionin këtë mëngjes, gazetarja dhe ish-konkurrentja e ‘Big Brother Albania’, Adela Xhamani ka ndërruar jetë.

Adela kishte fituar famë të madhe nga paraqitja e saj si konkurrente në ‘Big Brother Albania 2’, shkruan lajmi.net.

Rreth orës 4 të mëngjesit, Adela është gjetur e vdekur në apartamentin e saj ku jetonte vetëm dhe se shkak i vdekjes është ataku kardiak.

Vdekja në moshën 31 vjeçare i ndau në gjysmë planet e Adelës, e cila më 1 Tetor kishte nisur punën në Fax News, kurse planifikonte edhe një tjetër projekt në fillim të muajit nëntor që do të ishte një program i drejtuar nga ajo.

Këtë gjë e kishte bërë të ditur përmes një postimi që bëri më 23 shtator.

Pas përfundimit të pjesëmarrjes në “Big Brother”,  Adela kishte punuar si kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘Who’./Lajmi.net/