Per subjektet, papërgjegjësinë dhe turpin ndaj një qytetari mitrovicas, reagon aktivisti politik Besart Peci

0
84

Aktivisti politik nga Mitrovica, Besart Peci, përmës një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në qytetin buzë Ibrit, transmeton Ditori.

Ju sjellim të plotë reagimin nga Besart Peci:

Per subjektet, papergjegjesine dhe turpin ndaj nje qytetari mitrovicas.

Vota ime eshte e njohur, ani pse shprehet me nje te panjohur. Kjo eshte pergjegjesia qytetare ndaj aktereve politike te papergjegjshem. Ajo mesohet qysh ne klaset e hershme. Mesohet per te drejtat e njeriut, respektimin dhe tolerimin e tyre; angazhimin per t’i mbrojtur e perkujdesur per to. Eshte e habitshme qe ne planet dhe diskurset e kandidateve nuk zene vend keto entitete politike, perfshi edhe te drejtat e punetoreve. Mjafton nje vizite objekteve te personave me nevoja te vecanta per te pare turpin institucional qe keni prodhuar. Madje as qasje ne shume pjese/rruge te qytetit nuk kane, lere me ndonje qender rehabilituese dhe veprim konkret. Eshte zhgenjyese, ku qindra biznese vizitohen ne kohe fushate dhe askund nuk permendet per ndonje te drejte te punetoreve. Temat per planet urbane dhe aktivitetet ne mbrojtjen e mjedisit si dhe ceshtjeve qe kane te bejne me hapesirat gjelberuese jane luks per qytetarin. Eshte thene se perpara se me mendu lokalisht, duhet me mendu globalisht. Demokratizimi shoqeror eshte term i gjere per pazaret e ngushta institucionale qe keni bere nder vite, te gjithe pa dallim, duke e kthyer garen ne personale dhe vazhduar politiken klientaliste, pa asnje shprese per tjetersim.
Me vite te tera bastardizim me opinionin publik per disa donacione. Eshte ligesi me atribu merita vetes pa qene meritor. Keni prodhuar nje ligjerim politik racist qe turperon qytetaret, te ndare ne kampe dhe lokalitete, duke perdorur lloj lloj fyerjesh per perfitime partiake. Retorike boshe ndaj ceshtjes se Veriut. Populizem me te zhvendosurit. Diskurs nacional ndaj situatave imagjinare.

Zhvillimin lokal e keni bere diskurs mekanik, pa ia pasur idene e planit dhe menaxhimit. Ne te gjitha perballjet televizive dhe planet formale nuk e keni shpjeguar nje ide konkrete per mbarevajtjen e zhvillimit lokal. Nje te vetme! Perpjekjet per nje shumellojshmeri, qe bashkerisht te sherbejme per te permiresuar perparimin ekonomik lokal i keni kthyer ne njeanshmeri publiko-private, duke bere regres ne komunitet, i cili tashme nuk eshte as i afte te pershtatatet me dinamiken lokale.
Edhe ato pak prona komunale qe i keni te evidentuara, beni pazare me ndertues dhe jo vetem.

Mjafton te shetisesh neper rruget e qytetit per t’u perballur me nje xhungel urbane, ndertime pa ambiente te gjelbra, pa masa mbrojtese, me mekanizma ndertimi ne rruge qarkulluese, nje laramani ngjyrash per t’i dhene shemti qytetit dhe uzurpime te parkingjeve.
Nje shi disa oresh, ua shfaq tere jashteqitjen qe keni investuar per tere keto vite ne infrastrukture.

Per politikat institucionale mos te flasim, libreza partiake determinon pozitat udheheqese neper shkolla dhe qendra te mjekesise familjare. Bordet e ndermarrjeve publike sherbejne si punesim militantesh, jo adresime institucionale, qe do te metonin interesin qytetar. Prandaj jane ne gjendje kaosi.
“Djep i kultures dhe artit” ku cdo aktivitet kulturor dhe sportiv e keni shkundur nga majat, duke lene ne nje gjendje te mjerueshme sportin, te kaluaren dhe identitetin qe kishim dikur, portretizuar ne godinat e trashgeimisie kulturore.

Nje gje per fund. Para zgjedhjeve akuzonit njeri-tjetrin, ani pse shume prej jush ishit ne bashkeqeverisje. Akuzonit edhe per vjedhje te votave, e cila tash po adresohet brenda subjekteve ndermjet kandidateve per asamble komunale.
Koalicionet qe po synoni t’i beni, pavaresisht pozicionimit qe keni treguar ne fushate dhe jashte saj dhe pavaresisht parimit dhe konsistences (nese keni), behen vetem per interesin e ngushte partiak.
Keni deshmuar nje opozite te brishte, asnje kauze dhe ide politike qe do mbronin dhe vetedijesonin qytetarin mitrovicas. Nje udheheqje qe forcoi idene klientaliste, entitetin politik padron-klient.
Nuk ka besim tek subjektet e kapura nga grupe te caktuara, sepse ata kapin edhe institucionet publike. Nje opozite e brishte, nuk prodhon nje qeverisje kualitative. Nje bashkeqeverisje klientaliste, nuk prodhon amnistim politik.