Kryeministri spanjoll bën thirrje për qetësi, thotë se sundimi i ligjit do të rivendoset në Kataloni

0
23

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi  pak pasi parlamenti katalanas shpalli pavarësinë nga pjesa tjetër e vendit në një votim të diskutueshëm që ka të ngjarë të shpallet i paligjshëm.

“Unë kërkoj qetësi nga të gjithë Spanjollët. Sundimi i ligjit do të rivendosë ligjshmërinë në Kataloni, “shkroi Rajoy në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Senati i Spanjës pritet të votojë  nëse për herë të parë do ta aktivizojë nenin 155 të Kushtetutës spanjolle, e cila fuqizon qeverinë që të marrë “të gjitha masat e nevojshme për të detyruar” një rajon në rast të një krize.

Kjo do të lejonte Madridin të shkarkonte  udhëheqës katalanas dhe të merrte kontrollin mbi financat e rajonit, policinë dhe mediat publike, transmeton Klan Kosova.