Gruaja kosovare po shtypet, po stigmatizohet e po diskriminohet

0
25

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, mbajti sot një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, me temë Pjesëmarrjen e grave në politikë.

Jahjaga gjatë kësaj ligjërate theksoi se ende Kosova ka probleme në konsolidimin e grave në pozita vendimmarrëse.

Ajo tha se gruaja kosovare po shtypet, po stigmatizohet, po diskriminohet nga barrierat kulturore, strukture dhe ligjore.

“Kemi telashe të ndryshme në fushën e drejtësisë, arsimit e politikës. Gruaja në Kosovë shtypet stigmatizohet, diskriminohet nga barrierat kulturore, strukture dhe ligjore. Të drejtat e saj vazhdojnë të shkelen në shumë fusha për shkak të patriarkalitetit. Gruas në Kosovë i kërkohet ta dëshmojë veten në një botë që dominohet nga burrat”.

Jahjaga tha se Kosova është larg krijimit të një shteti, i cili garanton të drejtat e grave në baraspeshim me burrat.

“Jemi ende larg krijimit të një shteti dhe një Kosovë që duam ta kemi. Në punë gruaja diskriminohet nga kolegët dhe eprorët e saj, ajo në punë vihet zgjedhja e dytë pasi që zgjidhen burrat. Paga e gruas është më e ulët sesa e kolegëve mashkullorë, pushimi i lehonisë rrallëherë respektohet nga punëdhënësi”.

Ndërsa, sa i përket angazhimit të grave në fushën e arsimit dhe politikës Jahjaga vë në theks që vetëm 60% e të diplomuarve femra në vit në Universitetin e Prishtinës, vetëm 20% prej tyre kërkojnë punë.

“Nga 60% e të diplomuarve në universitet në Kosovë vetëm 20% e tyre kërkojnë punë, 61% të meshkujve që kërkojnë punë. 11% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra, ndërsa vetëm 8% janë gra në FSK”, shkruan ekonomia Online.

Sa u përket ndryshimeve në vitet e fundit në pjesëmarrjen e grave në politikë Jahjaga tha se Kosova po shënon progres, mirëpo shumë ngadalë.

“Në Kosovë para 10 ose 15 vitesh ka qenë më ndryshe, shohim përparim, kemi ecur përpara ku zëri i gruas po vjen dhe po theksohet. Ndryshimet pozitive po vijnë ngadalë dhe po kërkojnë mund për të pasur progres”.

Ish-presidentja përmend edhe pjesëmarrjen e grave në politikë në të cilën bën krahasimin me zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Në 38 komuna sivjet me kandidatë për kryetar komunash, me mbi 200 kandidatë vetëm 8 ishin gra, kuota për ligjin e zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes se grave ne politike thuhet se gratë kanë drejtë ligjoret mbajnë 40% të pozitave. Sot nga 23 postet ministrore duke përfshirë edhe zv.kryeministrit vetëm dy u takojnë grave”.