Si përgatitet boza

0
118

Boza përbëhet nga mielli i misrit, uji, tharmi dhe sheqeri. Nëse sheqeri zëvendësohet me mjaltë, atëherë do të përftohej pije e cila nuk do të jetë vetëm freskuese, por edhe ushqyese.

Përbërësit:

– 500 g miell misri,
– 5 litra ujë të vakët,
– 20 g tharmë buke
– 500 g sheqer

Përgatitja:

Në një enë (tenxhere) matet mielli, i qitet uji i vakët dhe lihet të qëndrojë disa orë (më së miri është të përgatitet në mbrëmje).

Pas qëndrimit, tenxherja vihet në zjarr të mesëm dhe zihet rreth dy orë. Përzihet herë pas here, më së miri me garuzhdë.

Mielli i zier pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet. Ndërkohë përgatitet tharmi, përzihet me dy decilitra ujë të vakët dhe qitet në miellin e zier.

Përzihet mirë dhe lihet ashtu.

Në mëngjes, ditën e dytë, lëngu kullohet nëpër një pëlhurë të bardhë.

Bozës i shtohet sheqer sipas shijes, ftohet mirë dhe shërbehet me pak akull.

Boza e përgatitur kështu është më mirë të shpenzohet për dy-tri ditë, sepse pas kësaj kohe, mund të marrë shije shumë të thartë, transmeton Telegrafi.

Action Coin