Policia: Dy të ndaluar, procesi zgjedhor po vazhdon i qetë

0
62
Procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë po vlerësohet të jetë i qetë dhe pa ndonjë incident. Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka sqaruar se incidenti në Graçanicë për të cilin u raportua më herët nga mediat, nuk ka pasur të bëjë me procesin zgjedhorë. Kelani thotë se dy persona kanë pasur probleme të mëhershme dhe janë përleshur jashtë qendrës së votimit. Tutje ai ka thënë se në Kllokot, dy persona janë shoqëruar në polici. Njëri nga ta, brenda qendrës së votimit e ka shqelmuar kutinë e votimit.

“Rasti në Gracanicë nuk ka të bëjë me proces zgjedhor. Ka qenë një incident i mëhershëm që nuk ka pas të bëjë me zgjedhjet. Në Kllokot janë shoqëruar dy persona nga qendra e votimit. Njëri e ka shqelmua kutinë e votimit. Për momentin nuk ka ndonjë incident tjetër i cili vlen të theksohet”, ka thënë Kelani për express.

Ndërkohë, sot qytetarët e Kosovës po votojnë për zgjedhjet lokale për kryetar dhe kuvende komunale, në 38 komuna të Kosovës. Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.

Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës.

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura qendrat e votimit për qytetarët me të drejtë vote

Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare.