Rekord futbollistë të Real Madridit në formacionin e vitit nga FIFA

0
61
Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos, Luka Modric e Cristiano Ronaldo pritet të jenë pesëshja që do ta përfaqësojë Real Madridin.

FIFA do të zbulojë formacionin më të mirë të vitit 2017 në një gala mbrëmje të hënën në Londër.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se plot pesë futbollistë të “Los Blancos” do të jenë pjesë e formacionit të vitit nga FIFA.

Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos, Luka Modric e Cristiano Ronaldo pritet të jenë pesëshja që do ta përfaqësojë Real Madridin, përcjell “lajmi.net”.

Për ta kurorëzuar vitin pozitiv të ekipit, Zinedine Zidane pritet të shpallet trajneri më i mirë në botë për vitin 2017./Lajmi.net/

Action Coin