Ancelotti befason me ekipin e ri në vitin 2018

0
91
Carlo Ancelotti ka zgjuar interesim nga Federata e Futbollit të Kroacisë për postin e selektorit.

Carlo Ancelotti mund të rikthehet si trajner në Kampionatin botëror 2018.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri italian ka zgjuar interesim nga Federata e Futbollit të Kroacisë për postin e selektorit.

Ancelotti është i lirë pas shkarkimit nga Bayern Munich, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Kroacia që ka siguruar play-offin në rast të kualifikimit do të kërkojë që Ancelotti ta udhëheq skuadrën në garën e vitit të ardhshëm në Rusi. /Lajmi.net/