Çfarë mendojnë qytetarët e Mitrovicës nga të dyja anët rreth hapjes së urës së Ibrit? (Analiza “Përtej urës” jep përgjigjen)

0
212

Vetëm 12% e të rinjve serbë të Kosovës mendojnë se ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të jetë e hapur për trafik dhe këmbësorë, ndërsa në anën tjetër 64% e të rinjve të komunitetit shqiptar në Mitrovicë duan që ura mbi lumin Ibër të jetë e hapur, dhe për trafik, dhe për këmbësorët. Ky ishte ndër të gjeturat kryesore të analizës së opinionit publik të titulluar “Përtej urës: simbolika, liria e lëvizjes dhe sigurisë”, realizuar nga Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ADRC), e cila u prezantua në konferencën e mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës.

Sipas Lazar Rakić, përfaqësues të ADRC-së, vetëm 22% e qytetarëve kalojnë rregullisht kryqëzatën kryesore të lumit Ibër. ” Për rreth 70% të të anketuarve, ura mbi lumin Ibër simbolizon ndarje, kufiri i fundit, pengesë për lirinë e lëvizjes ose fushëbetejë; për më tej 60% e të anketuarve kanë raportuar se kanë ndjenja negative (ekspozim, kërcënim, shqetësim) gjatë kalimit të majës së urës. ” – tha zt.Rakic.

Në bazë të analizës, çdo i treti i anketuar nga Mitrovica e Jugut mendon se përfundimi i fundit për funksionin e urës duhet të marrë Bashkimin Europian.

Gjatë prezantimit të analizës janë trajtuar Marrëveshjet e Brukselit që kanë adresuar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

Sa i përket efektit të Marrëveshjes së Brukselit në lirinë e lëvizjes dhe gjendjen e sigurisë, një pjesë e madhe e 70% e serbëve të komunitetit kanë deklaruar se asnjera nga marrëveshjet nuk ka kontribuar në lirinë e lëvizjes; po njëjtë nuk gjejnë asnjë nga marrëveshjet të ketë pasur ndikim të rëndësishëm në gjendjen e sigurisë “, – tha Zana Syla, përfaqësuese e ADRC-së.

Në kuadër të konferencës, poashtu u shfaq një reportazh i përbërë nga intervista të shkurtër të realizuara me qytetarë të jugut dhe veriut të Mitrovicës, përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe politikanëve.

Në fund të konferencës së të pranishmit shtruan pyetje rreth temës duke vënë në fokus se si duhet të veprohet në të ardhmen pas këtyre rezultateve.

Përmes analizës së opinionit publik “Përtej urës: simbolika, liria e lëvizjes dhe siguria”, ADRC ka trajtuar rëndësinë që ka ura e lumit Ibër për shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Kosovës si simbol konkret i ndarësit narrativave, liria e lëvizjes dhe masave siguria; si dhe ka ekzaminuar se deri në ç’masë Marrëveshjet e Brukselit lidhur me këto tre komponentë kanë ndikuar në jetën e qytetarëve të Mitrovicës. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me mediat lokale: DITORI.com dhe Radio Kontakt Plus, dhe është mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Kjo analizë mund të gjendet në platformën elektronike të Qendrës për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve: http://mediation-mitrovica.org/