POLITIKANËT, SHOQËRIA CIVILE DHE PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE NDAJNË OPINIONET E TYRE PËR SIMBOLIKËN E URËS SË IBRIT, LIRINË E LËVIZJES DHE SIGURINË

0
1149

Ky material i përbërë nga 6 intervista të realizuara me politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias nga Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut, Kosovë – u realizua në kuadër të pjesës kualitative të analizës së opinionit publik: “Përtej urës: simbolika, liria e lëvizjes dhe siguria”.

Qëllimi i analizës së opinionit publik është të vë në fokus rëndësinë dhe domethënien e urës së Ibrit si simbol i narrativave ndarëse, pengesës për lirinë e lëvizjes dhe masave të sigurisë; si dhe të ekzaminoj se deri në çfarë mase Marrëveshjet e Brukselit të lidhura me këto tre komponente kanë ndikuar në jetën e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, që jetojnë në qytetin ende të ndarë të Mitrovicës, Kosovë.

Projekti ‘’Përtej urës: simbolika, liria e lëvizjes dhe siguria’’, implementohet nga Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve – Qendra për Ndërmjetësim në Mitrovicë, në bashkëpunim me mediat lokale: DITORI.com dhe Radio Kontakt Plus, dhe mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

(Shënim: Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe opinionet e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).