Për vrasje të rëndë, Apeli dënon me 16 vjet burg ish-rreshterin policor

0
84

Pas rigjykimit të lëndës, Gjykata e Apelit ka vendosur që, bazuar në rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së vrasjes, t’ia rrisë për tre vjet burg dënimin ish-rreshterit të Policisë së Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka dënuar me 16 vjet burg ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Shefqet Kameraj, për vrasjen e Ilmi Lufajt para stacionit policor në Deçan.

Ajo ka pranuar ankesën e palës së dëmtuar në këtë rast, duke e rritur dënimin, nga 13 në 16 vjet burg, me arsyetimin se rrethanat nuk janë të atilla që atij t’i shqiptohet një dënim i ulët.

Duke marrë në konsideratë natyrën e veprës penale, rrezikshmërinë shoqërore, pasojat dhe mënyrën e kryerjes së saj, Apeli ka vendosur që dënmit të tij t’i shtohen edhe tre vjet burg.