Thaçi kërkoi rrugë ‘B’ për vizat, BE-ja ia përmend kriteret

0
76

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar një plan “B” për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, duke kërkuar ndihmë nga Shqipëria.

Në një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta, Thaçi i kërkoi atij që t’u jepet shtetësia e Shqipërisë qytetarëve nga Kosova, në mënyrë që, siç tha ai, të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, në mungesë të liberalizimit të vizave.

Por Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar edhe një herë që Kosova t’i përmbushë kriteret e mbetura (demarkacionin dhe luftimin e krimit e të korrupsionit), në mënyrë që ta arrijë liberalizimin e vizave, shkruan “Zëri”.

Nga ana tjetër, ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë thënë se deklaratat e tilla nga krerët shtetërorë vijnë si rrjedhojë e mllefit, meqë Kosova është lënë anash nga bashkësia ndërkombëtare./Zëri/