Nesër në Mitrovicën e Veriut protestë për sigurinë dhe papunësinë

0
587

Këtë të premte në Mitrovicën e Veriut është organizuar një protestë, që lidhet me gjendjen e sigurisë por edhe të papunësisë në këtë pjesë.

Kjo protestë do të mbahet duke nisur nga ora 14:00 në Lagjen e Boshnjakëve dhe sipas organizatorit Florent Azemi, lidhet me disa incidente që kanë ndodhur në këtë pjesë në dhjetë ditët e fundit, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë përmes telefonit për klankosova.tv se komuniteti shqiptar po sulmohet në këtë pjesë.

Ky është paralajmërimi i protestës, për të cilën është e njoftuar edhe policia.