JCI Mitrovica mbajti ligjëratën e katërt me temën “Siguria në Shkolla” me nxënësit e shkollës së mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”

0
267

JCI Mitrovica (Junior Chamber International Mitrovica – Dhoma Ndërkombëtare e të Rinjve Mitrovica) ka mbajtur ligjëratën dhe bashkëbisedimin e katërt me nxënësit dhe personalin arsimor të Shkollës së Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina” në kuadër të projektit “Siguria në Shkolla” që po realizohet në komunën e Mitrovicës. Dhjetëra nxënës të kësaj shkolle si dhe nga personeli arsimor morën pjesë në shtjellimin e temës së “Sigurisë në Shkolla”, ndërkohë rreth temës bosht ligjëroi Arben Hyseni njohës i kësaj fushe, ndërsa prezent ishin edhe përfaqësuesit e KFOR-it. Fillimisht rreth kësaj ligjerate foli drejtori i JCI Mitrovica Edmond Kumnova, i cili ndër tjera ka kërkuar kujdes dhe vetëdijesim nga nxënësit pasi secila dhunë apo vepër penale e shkaktuar nga nxënësit do të evidentohet në dosje dhe i mbetet njollë dhe pengesë ne jetën e më pastaj qoftë në studime apo edhe udhëtime jashtë vendit. Lidhur me çështjen e sigurisë në shkolla, funksionimin e trekëndorit nxënës-prind-arsimtar sikurse edhe për pasojat që sjell implikimi direkt apo indirekt në ndonjë rast të dhunës ka fol Arben Hyseni që shpjgoi disa nga rastet më të shpeshta të dhunës, pasojat që dalin sikurse edhe nevojën e konsolidimit të bashkëpunimit ndërmjet prindërve, shkollës edhe përgjegjësve të sigurisë. Ndërkohë rreth problematikës së sigurisë në shkolla mendime kanë shprehur shumë nxënëse edhe arsimtar në këtë shkollë, ku është theksuar se nevoja e angazhimit për ambient të sigurt dhe kushte më të mira për nxënësit, mirëpo shpesh ballafaqohen me problem të ndryshme të dhunës fizike edhe psikike, në të cilën ndikojnë moskujdesi i mjaftueshëm i vetë prindërve ndaj fëmijëve, personeli i vjetër që vështire pranon reformat në arsim por edhe nxënësit. Pas diskutimeve të shumta është mbajtur shënimi i propozimeve që do merren si rekomandime për masat që duhen ndërmarr në trekëndëshin prind-nxënës-profesor dhe ngritjen e përgjegjësisë së faktorëve përgjegjës për siguri në shkolla, që do i prezantohen drejtorisë por edhe menaxherëve dhe drejtorëve të shkollave të mesme në qytetin e Mitrovicës.