Hoxha tregon vendimin e BE-së rreth heqjes së Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave

0
121

Bashkimi Evropian (BE) e ka përcaktuar demarkacionin me Malin e Zi si kriter të padiskutueshëm për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe kjo çështje nuk ka kthim mbrapa.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, duke shtuar se demarkimi i kufirit mes dy vendeve duhet të përfundojë, si dhe të luftohet korrupsioni për t’u marrë vendimi për heqjen e vizave.

Ajo thotë se për këtë çështje duhet të ketë konsensus nacional në Kosovë, i cili duhet të ekzistojë pavarësisht dallimeve partiake.

“Agjenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe të gjithë të kemi një konsensus të brendshëm. Klasa politike në vend, kur bëhet fjalë për interesin shtetëror dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit, duhet të dalin përtej petkut partiak”, ka thënë Hoxha mes të tjerash, duke shtuar se liberalizmi i vizave do të përfundojë atëherë kur Kosova t’i kryejë “detyrat e shtëpisë”.