Apostolova: Burgjet në Kosovë janë të mbipopulluar

0
39

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se  burgjet në Kosovë janë të mbipopulluar, përballen me radikalizëm e dhunë.

Këto komente ajo i bëri me rastin e hapjes së projektit të binjakëzimit të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Finlanda, në forcimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë.

“Projekti financohet nga BE dhe miratohet nga Finlanda dhe Kosova. Ky projekt parqet përkushtimin e përbashkët dhe do të ngitet ndërgjegjësimi. Dua ta përmendi ndërtimin e burgut të sigurisë së lart që ka kushtuar rreth 3 milionë euro. Burgjet përballen me radikalizëm, mbi popullim e me dhunë. Integrimet sociale të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme. Një tjetër aspekt është numri i të burgosurve të radikalizuar janë të ballafaquar me rrezikun që ky rrezik duhet të evitohet kur ata të largohen nga burgu”, ka thënë Apostolova.

Fjalën hyrëse me rastin e hapjes së këtij projekti e mbajti Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.

Ai tha se objektivi i projektit është të mbështesë Kosovën në përmirësimin e standardeve të sektorit gjyqësor, duke forcuar më tej kuadrin institucional të sistemit të burgjeve, raporton EO.

“Kemi kënaqësinë që të punojmë në këtë projekt të binjakëzimit, ky projekt do të mbuloj sferën e shërbimit korrektues e sprovues e që besoj që do të ndikoj në fuqizimin e ligjit. Qeveria e Finlandës është e interesuar që të kontribuoj në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryediplomati finlandez ka ardhur për vizitë dyditëshe në Kosovë.

Gjatë vizitës në vendin tonë ai do ta takojë Presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Ramush Haradinajn dhe personalitete të tjera, transmeton Klan Kosova.