Bunjaki deklarohet krenar me Kosovën e tij, thotë se e ka të vështirë largimin

0
53
Albert Bunjaki është deklaruar shumë i emocionuar pas ndeshjes së fundit të Kosovës.

Trajneri që drejtoi për herë të fundit Kosovën, ka thënë se do ta ketë të vështirë ndarjen me këtë përfaqësuese, të cilën e drejtoi për tetë vite, për të nisur një histori të re.

“E vështirë, e vështirë ngase shumë vite jemi bashkë, kujtojmë të gjitha momentet, këto performanca të japin shumë emocione, luajtëm pa u dorëzuar në asnjë sekondë, ndaj një Islandë shumë të fortë”, ka deklaruar Bunjaki pas ndeshjes, duke e komentuar largimin e tij për Supersport Kosovën.

I pyetur se a ndihet krenar për këtë Kosovë, ai u përgjigj:” Jam krenar për këta djem, e gjithë Kosova duhet të jetë krenare”./Lajmi.net/