Lëndohet ylli i Kombëtares, mungon ndaj Italisë

0
65

Trajneri Christian Panucci ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së fundit të fazës kualifikues e për Kupën e Botës ndaj Italisë

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci do të ketë disa mungesa për ndeshjen ndaj Italisë, e cila do të zhvillohet nesër (e hënë) në Shkodër.

Përveç taulant Xhakës dhe Asdren Llullakut të suspenduar, për ndeshjen ndaj Italisë do të mungojë edhe mesfushori Burim Kukeli, i cili ishte kthyer nga pezullimi.

Burim Kukeli është dëmtuar në gju dhe sipas të gjitha gjasave do ta ketë të pamundur të jetë gati për Italinë.

“Panorama Sport” shkruan se mesfushori ka lënduar gjurin, gjatë një dueli me një bashkëlojtar në stërvitje.

Kjo do të jetë një humbje e madhe për Kombëtaren, kur dihet se Kukeli është pjesë e skuadrës së parë. /Express/