Barcelona në Premierligë

0
65

Nëse Katalunia ndahet nga Spanja, atëherë gjiganti nga “Camp Nou” së bashku me Espanyolin dhe Gironan duhet të mendojnë për opsionet jashtë La Ligës.

Barcelona mund t’i bashkohet Premierligës, Ligue 1 ose Serisë A nëse Katalunia fiton pavarësinë, thotë Gerard Figueras, ministri i sportit të Katalunisë për rajon.

“Nëse Katalunia fiton Pavarësinë, ekipet katalunase të La Ligas – Barcelona, Espanyol dhe Girona – duhet të vendosin ku duan të luajnë: në Ligën spanjolle, në Itali, Francë apo Premierligë”, u shpreh Figueras.

“Tashmë kemi parë klube që bëjnë gara në vende të ndryshme: Monaco luan në Francë, në Angli luajnë klubet nga Uellsi. Kështu që nuk mendoj se UEFA është kundër klubeve që janë nga shtete tjera dhe luajnë në Liga tjera, në këtë rast Barcelona”, shtoi ai. /Gazeta Express/