Humbja e dy të rinjëve nga Drenasi – Lladrovci pezullon aktivitetet e fushatës zgjedhore

0
70

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka pezulluar të gjitha aktivitetet e kësaj komune në kuadër të fushatës zgjedhore të cilat ishin paraparë për ditën e mërkurë.

Një vendim të tillë Lladrovci e mori në nderim të dy të rinjëve 21 vjeçarë nga Drenasi, të cilët humbën jetën nga aksidenti i së martës në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Komoran, transmeton Klan Kosova.

‘Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore”, shkruan Lladrovci duke shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, transmeton Klan Kosova.