Thaçi s’ka informata rreth aplikimit, por as rreth tërheqjes së kërkesës për anëtarësim në Interpol

0
79

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka asnjë informacion, kur është pyetur në një intervistë për Radio Europa e Lirë, rreth tërheqjes së kërkesës nga ana e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

“Unë nuk kam ndonjë informatë apo raport zyrtar rreth aplikimit por edhe rreth tërheqjes eventuale për çka flisni ju”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka pohuar se për këtë çështje pret që në ditët e ardhshme të informohet në detaje e më pas të përgjigjet.

“Do të informohem në detaje dhe më pas do të jap opinionin tim zyrtar. Por ajo që mund të them është se Kosova do të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë dhe është rrugë e pandalshme”.

“Por, për gjithçka do të duhet të ketë një analizë të qartë dhe të ketë një përgjegjësi të lartë shtetërore edhe në rast të aplikimit dhe angazhimeve, por edhe në përpjekjet tona finalizuese për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë”.

Presidenti në fund ka përmendur se “Kosova meriton të jetë pjesë edhe e INTERPOL-it dhe e mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe kjo gjë do të ndodhë”./Klan Kosova

Intervista e plotë në Radio Europa e Lirë.