Haki Misini i grupit MAK nderohet post-mortem me çmimin për vepër jetësore në ZhurmaVMA13 (VIDEO)

0
135

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të spektaklit ‘Zhurma Video Music Awards’. Pak ditë para 2 tetorit, dita kur edhe zyrtarisht mbahet ‘ZhurmaVMA13’, bordi i spektaklit e ka bërë publik njërin nga çmimet më të rëndësishme të këtij eventi, shkruan zico.tv

Këtë vit, organizatorët kanë menduar diçka vërtetë emocionale.

‘Çmimi i Nderit’ për këtë edicion, i ndahet post mortem Haki Misinit solistit të grupit ‘MAK’.

Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, sebashku me anëtarin tjetër Mehmet Tupella.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe si grup ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi.

Grupi ‘MAK’, konsiderohet pionier i rok muzikës kosovare dhe ka merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vend.