Tre portierët të cilëve Messi nuk u ka shënuar gol

0
98
Lionel Messi ka tre portierë të cilëve nuk u ka realizuar gol.

Lionel Messi i realizoi golat e tij të parë ndaj Gianluigi Buffon në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.

Por, ka ende portierë të tjerë të cilëve argjentinasi nuk u ka shënuar gol.

Pepe Reina dhe Julio Cesar kanë luajtur nga dy ndeshje kundër argjentinasit dhe nuk kanë pësuar asnjë gol, ndërsa rekordin e mban ish portieri i Rubin Kazanit, Ryshikov, i cili në katër ndeshje ka ndaluar Messin që të shënoi të paktën një gol./Lajmi.net/