Kjo është prej fejesave më të veçanta në qytetin e Mitrovicës (FOTO)

0
10223

Ditë më parë në qytetin e Mitrovicës ndodhi një nga fejesat më të veçanta, me ç’rast u fejuan i riu nga Mitrovica Arbnor Xhema si dhe Gresa Vojvoda nga Luksemburgu, por me prejardhje nga ky qytet(për më shumë foto rreth ceremonisë shih tek arbnorgresa)

Eventi që u organizua në një nga restorantet e qytetit, për nga mënyra e organizimit, mënyrës së dekorimit të vendit për të ftuarit, që gjasonte më shumë me ceremonitë që organizojnë familje të mëdha në shumë vende të botës, nga shumëkush në qytetin buzë ibrit po cilësohet si një nga fejesat më të veçanta.

Organizimin në fjalë, edhe më të bukur e kishin bërë vet çifti në fjalë, të cilët vlerësohen si “couple” më i mirë i qytetit të minatorëve.

Ndërkohë, çifti në fjalë tani kanë startuar me një biznes të ri, përmes profilit të tyre të përbashkët në Instagram arbnorgresa, ku reklamojnë veshjet e firmave të ndryshme të njohura, biznes ky që tani është trend në gjithë botën, e ku së shpejti do të publikojnë veshmbathjet të modës së fundit.

Ndryshe, Gresa në të kaluarën merrej me zanatin e modelimit, ku në garën “Jetzt Model” e organizuar në Gjermani kishte zënë vendin e parë, ndërkohë Arbnori(Nori) është nga djemtë më punëtorë dhe më të dalluarit e qytetit.


d