A do të largohet nga Kosova? Shokon Bunjaki

0
146

Albert Bunjaki thotë se ka përkrahjen e Federatës së Futbollit të Kosovës për të vazhduar në krye të Kombëtares.

Për shkak të rezultateve jo të mira, ishte kërkuar largimi i Albert Bunjakit nga Kombëtarja e Kosovës.

Por, ai thotë se ka besimin e plotë të FFK-së dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.

“Nëse nuk do ta kisha përkrahjen nuk do të isha këtu. Unë kam përkrahjen dhe jam këtu. Një ditë do të largohem, kjo është normale. Dëshira jonë është që të kemi sa më parë rezultate pozitive”, tha Bunjaki.

Ndeshja me Kroacinë zhvillohet më 2 shtator në “Maksimir’ në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”, derisa tri ditë më pas Kosova pret Finlandën në “Loro Boriçi” në Shqipëri. /Gazeta Express/