Dua Lipa në kopertinën e revistës së njohur (FOTO)

0
82

Kënga e fundit solo e Dua Lipës, “New Rules” është ngritur nga pozita e pesë në të parën për tu bërë “Numri 1″ nga një solo artiste në Britani të Madhe për dy vitet e fundit, transmeton Klan Kosova.

Pas këtij suksesi, revista”Spotify” ka zgjedhur këngëtaren shqiptare në ballinën e ditës së sotme të top hiteve.

“50 më të mirët në botën e muzikës. Gjithmonë i freskët, gjithmonë i ri. Ballina: Dua Lipa”, shkruhet në ballinën e Spotify.

Ndërsa vet këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka falënderuar “Spotify” që e ka zgjedhur atë që të jetë në ballinë.

“Faleminderit Spotify që më vendose në ballinën e ‘Today’s Top Hits’. Dashuri”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Action Coin