Pse sinqeriteti është politika më e mirë?

0
37
Young and happy teenagers using digital tablet and smart phone outdoors.

Shumë njerëz gënjejnë kohë pas kohe për t’iu shmangur situatave të vështira dhe për t’i fshehur ndjenjat apo qëllimet. Sidoqoftë, gënjeshtra vjen me një çmim, ndërsa e vërteta nuk ka çmim.

Këto janë disa nga arsyet se përse gjithmonë duhet të jeni i sinqertë:

– Siç thonë të gjithë, e vërteta gjithmonë del në shesh, prandaj duke gënjyer vetëm po ‘blini kohë’, mirëpo do t’ju kushtoj shumë kur të zbulohet e vërteta.

– Do të ndjeheni më mirë rreth vetvetes nëse jeni të sinqertë dhe të hapur.

– Të tjerët do të ndjehen më të sigurt t’ju besojnë dhe besimi është baza e gjitha lidhjeve.

– Tjerët do të kërkojnë këshillën tënde të sinqertë dhe mendimin tuaj.

– Nuk keni nevojë të mbani mend një rrjet të tërë të gënjeshtrave. Gënjeshtrat zakonisht shkaktojnë më shumë gënjeshtra për t’i mbuluar ato të parat, duke e krijuar një rrjet të tërë të gënjeshtrave.

– Gënjeshtra është mënyra e lehtë, mirëpo duke qenë i sinqertë do të ballafaqoheni me situata të vështira apo jo komode të cilat do t’ju ndihmojnë të rriteni si një person. /Telegrafi/

Action Coin