Kosova e Shqipëria pro finalizimit të marrëveshjeve në arsim

0
54

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami sot u takua me homologen e tij nga Shqipëria, Mirela Karabina e cila erdhi në Kosovë për herë të parë, njofton Ditori.

Bajrami deklaroi se diskutuan per bashkëpunim ndërmjet dy vendeve dhe ranë dakord që lëminë e arsimit ta çojnë përpara duke bërë apel për të dyja qeveritë që arsimi të vendoset në plan të parë nga të dyja palët dhe që marrëveshjet e arritura deri tash të mos mbesin vetëm në letër.

Ndërkaq, ministrja nga Shqipëria u shpreh e lumtur që ndodhet në Kosovë.

Ajo deklaroi se nuk bën dallime ndërmjet dy shteteve dhe i duket se edhe këtu është një pjesë e Shqipërisë.

Karabina u shpreh e gatshme të bashkëpunojë me homologun e saj që arsimi të jetë në një shkallë më të lartë të zhvillimit.

Ajo përmendi edhe mësuesit në Diasporë për të cilët tha se ata meritojnë shumë më shumë për gjithë kontrtbutin që japin ne ruajtjen e gjuhës shqipe në Diasporë.