Turizmi në Shqipëri, me çmimet më të lira në botë

0
53
Forbes: Kjo pjesë e harruar e Evropës ka plazhe të mrekullueshme dhe me një buxhet të vogël mund t’i vizitosh dhe t’i shijosh. Me pak para mund të shijoni ujërat e Mesdheut

Revista amerikane “Forbes” e ka renditur Shqipërinë si destinacionin më të lirë në botë për vitin 2017, përcjell albinfo.ch.

Sipas revistës prestigjioze amerikane, Shqipëria është vendi më i përballueshëm ku dollari mund të shkojë, nga Vietnami në Vegas.

Në Shqipëri mund të gjesh akomodime prej pesë dollarësh për person. “Forbes” gjithashtu pasqyron me fotografi Sarandën, duke sugjeruar që të vizitohet jugu i Shqipërisë, si dhe Riviera Shqiptare për vitin 2017.

Kjo pjesë e harruar e Evropës ka plazhe të mrekullueshme dhe me një buxhet të vogël mund t’i vizitosh dhe t’i shijosh. Me pak para mund të shijoni ujërat e Mesdheut.

Akomodimet fillojnë nga pesë dollarë për person, derisa mund t’i vizitosh shumë vende të bukura dhe historike.

Shqipëria edhe sipas statistikave të “Eurostat” është zgjedhur vendi me hotelet dhe restorantet më të lira në Evropë.

Më herët revista amerikane “Travel + Leisure” e kishte renditur Shqipërinë si njërin nga top destinacionet për t’u vizituar gjatë vitit 2017. Më herët “CNN” e kishte cilësuar Shqipërinë një top-destinacion, së bashku me Amerikën, Kanadanë, Francën, Danimarkën, Kinën dhe Australinë.