“Trashëgimia Kulturore e Mitrovicës në Rrezik”

0
338

OJQ Mitrovica Guide, Grupi i qytetarizmit aktiv Tjetёrqysh përcjellin indinjatën dhe pakënaqësinë e qytetarëve të Mitrovicës lidhur me gjendjen e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë e cila ishte djegur me 28 mars 2015.

Rrethojat mbrojtëse të shtëpisë së Xhafer Devës tash e dhjetë ditë janë të demoluara. Ndërtesa në fjalë është në gjendje të rëndë fizike, ku muret e djegura dhe tullat e ndertesës paraqesin rrezikë për banorët e lagjës dhe kalimtarët e rastit, andaj lusim Komunën e Mitrovicës, Qendrën Rajonale për Trashigimi Kulturore – Mitrovicë, Drejtorinë e Mbrojtjës dhe Shpëtimit si dhe Drejtorinë e Inspeksionit,
që sa më parë të intervenojnë për parandalimin e ndonjë fatkeqësie, dhe ti marrin të gjitha masat për sigurimin e rrethojave të objektit.

Gjithashtu kërkojnë nga institucionet relevante që të reagojnë sa më pare në rindërtimin e shtëpisë së Xhafer Devës në mënyrë që ta vënë në funksion sa më shpejtë që është e mundur për arsye se ky objekt ka vlera të veçanta artkitektonike, kulturore e historike, gjithashtu është nën mbrojtjen e Institutit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit.

Edhe objektet tjera të rëndësisë kulurtore e historike në Mitrovicë dhe rrethinë, gjinden nën mëshirën e fatit dhe nuk kanë ndonjë përkujdesje të duhur institucionale.