Më të rejat nga KING-u i Mitrovicës

0
1000

Muhamet Kasumi, i njohur si King-u i Mitrovicës, që befasoi para ca kohësh me zërin e tij teper fonik dhe aftësinë prej një moderatori, e ku talentin e tij e shfaqi në emisionet e tij live në facebook, ku ishte i pari që realizoi diçka të tillë, ka folur sërish për të bëmat e tij.

Kasumi qe tani thotë se është i njohur jo vetëm në Kosovë por edhe në diasporë dhe emisionet e fundit ia kushtoi lirimit të ish-luftëtarëve që janë padrejtësisht në burgje poashtu rëndësi të madhe i kushtoi edhe pjesës veriore të Mitrovicës.

Kingu premtoi se përveç që do të jetë gjithmonë pranë krahut të luftës, do ju qëndrojë pranë edhe familjarëve të dëshmorëve si dhe qytetit të tij, Mitrovicës, ku dhe veten e konsideron si refugjat në qytetin e tij për shkak të gjendjes aktuale në qytet.

Ndryshe, së fundimi King-u iu bashkua PDK-së.