NATO dhe Kosova diskutojnë sigurinë kibernetike

0
56

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike, i udhëhequr nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, Behar Selimi, pritën në takim NATO-n, me të cilën folën për situatën e përgjithshme të sigurisë, në veçanti për gjendjen e sigurisë kibernetike.

Zëvendësministri Behar Selimi dhe Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike njoftuan NATO-n për të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me sfidat me të cilën përballen sa i përket gjendjes së sigurisë kibernetike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.