Tërrnovci,vendi i shqiptarëve

0
223

Nën shoqërimin e perëndimit të diellit,ulur rrëzë maleve,mund të shohësh gjithë fshatin rrethuar me lloj-lloj shtëpish.Aty pranë,mbi degët e pishave që lëshojnë aromë pastërtie, dëgjohen vargjet e cicërimave të zogjve shoqëruar nga një fllad i lehtë ledhatues që hidhet nga flokët e të kalon skaj fytyrës. Nga ana tjetërdëgjohet zëri gazmor i fëmijëve bashkangjitur me zërin e zogjve tek këndojnë së bashku në “ folenë”e tyre.Fole ku këndohet dhe flitet vetëm shqip,është ky, Tërnovci.

Tërnovci ishte dhe është fshati më i madh në regjionin e Preshevës,Bujanovcit e Medvegjës,madje fshati më i madh në mbarë hapësirat shqiptare,i ndarë në disa lagje, të banuara me 100% popullsi shqiptare.Sipas statistikave të vitit 2002,Tërnovci kishte mbi 8893 banorë.Njerëzit e këtij vendi e konsiderojnë qytezë për shkak të infrastrukturës së zhvilluar.

Zanafilla e emërtmit të fshatit Tërnovc

Vendi që sot gjendet fshatiTërnovc,përfshirë edhe Bujanocin e Preshevën si dhe vendet e tjera për rreth,deri në shekullin VII-të të erës sonë, kanë qenë të mbuluara me ujë.Sipas monografisë“Tërrnoci nëpër shekuj” shkruar nga profesori i gjuhës shqipe Nehat Ramizi dhe historianit Sali Salihu,ky vend ishte një liqe me shtrirje të gjerë deri tek qyteti i sotëm Vlladicin-Han dhe Gërdenicës,dhe në anën tjetër në Kumanovë.Mirëpo në shekullin e VI-të të erës sonëkëtë vend e goditi një tërmet i cili shkatërroi shumë vende për rreth, publikuar ne bujanocinet. Ky erozion shkaktoi shpërthimin e liqenit në Gërdenicë,ku pastaj ky liqenderdhet dhe shëndrrohet në lumin e sotëm të quajtur Moravë.Gardhishtja është lokalitet arkeologjik shumështresor në kodër që gjendet në anën veriperëndimore në Tërnovc të Madh.Aty kanë jetuar njerëz të cilët kur e panë se ky vend u lirua nga uji,zbritën poshtë për të jetuar në këtë vend i cili nga aty e mori emrin “Terra nova”,që në gjuhën latine do të thotë “tokë e re pune”.Pra,Tërnovci i Bujanocit me rrethinë,është dhuratë e lumit Moravë.Morava e sotme së bashku me Moravën Perëndimore derdhet në Danub dhe së bashku derdhen në Detin e Zi.

Historia e vëllezërve të parë në Tërnovc

Gojdhënat thonë se të parët që kanë jetuar në Tërnovc kanë qenë dy vëllezër nga lagjja Kalle,lagje kjo që edhe sot e kësaj dite mbahet me banorë.Kur kanë zbritur për të jetuar në këtë vend ata kanësjellë me vete edhe një lopë që ka shpëtuar nga tërmeti.Është interesante se njëri nga vëllezërit nuk kishte fëmijë,ndërsa tjetrit i lindin binjakë,por edhe më interesante është se edhe lopa e tyre e vetme bëri binjakë.Në këtë rast vëllau i jep vëllaut njërin djalë dhe njërin vic të lopës ku dy vëllezërit bëhen me familje dhe fillojnë jetën me anë të atyre pak bagëtive që kishin,kështu duke u zgjeruar më vonë.Njëra nga gratë e vëllezërve kishte krijuar një dashuri të madhe për këtë vend.Ajo e uronte me shpirt këtë fshat,duke thënë: “O Zot i Madh,bekoje këtë vend,jepja të gjitha të mirat,kurrë keq mos paftë ky vend,mbroje nga të këqijat që mund t’i sjellë koha e keqe”.
Kultivimi i duhanit përmirëson dukshëm kushtet jetësore

Mbi 25% e popullsisë punojnë jashtë vendit me punë të ndryshme sezonale,një numër i vogël i banorëve janë të punësuar në organet shtetërore,një pjesë jeton dhe vepron në mërgim,ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë merren me bujqësi.Tërnovci është i pasur me tokë pjellore dhe si e tillë mundëson zhvillimin e bujqësisë në kushte të mira për cdo individ.Pothuajse të gjitha fshatrat për rreth,por kryesisht tërnovcasët janëmarrë me kultivimin e duhanit,i cila ka ndikuar në përmirësimin e standardit jetësor.Pasi punohet duhani i cili kalon nëpër faza të ndryshme,eksportohet në vendet e Evropës Qëndrore si në:Azi,Afrikë(150-200 ton në vit).Për këtë punë, më së miri flet njëri nga kultivuesit e duhanit të këtij fshati,Faik Bajrami.Ai thotë se mbjellja e duhanit dhe kultivimi i tij na ka sjellë kushte mjaft të mira për jetesë. “Përpara, cdo e dyta shpi ka mbjellë duhan.Shpijat,shkollimet,të gjitha i kemi rregullu edhe i kemi mrri me punimin e duhanit.Në atë kohëështë vlerësu dhe është pagu mjaft mirë kjo punë”,ka thënë Faiku.Duhani ka filluar të kultivohet qysh nga viti 1940 e deri në vitin e kaluar 2016,ndërsa aktualisht në 2017-tën,pushteti aktual ka ndaluar dhe nuk e lejon më tutje kultivimin e duhanit me mbylljen e industrisë së duhanit.Sigurisht,banorët e fshatit nuk pajtohen me këtë vendim dhe kanë shpresa se kjo do të ndryshojë. “Si mund të mos ketë kultivim të duhanit kur sot pothuajse gjithë bota është e varur në një fare forme nga duhani”,thonë disa nga punonjësit e kësaj bime.

Muri dhe uji që rrjedh nga aty

Pamja e tij të jep përshtypjen e një panorame teksa e shikon,ndërsa zhurma e lumit që bie nga muri si ujvarë,tingëllon si një melodi e thurrur pa vargje.Kjo pjesë e fshatit mund të quhet edhe si vendi me i bukur dhe më i vizituar nga banorët.Kështu e vlerëson një shumicë e banorëve fshatit.Ky vend kryesisht shërben si vend për relaksim dhe kalim të kohës së lirë.Zakonisht këtu mblidhen shoqërite,familjarët për të festuar dicka apo thjesht për të kaluar një pasdite në një pjesë afër murit ku është e ndërtuar një pushimoree ndërtuar prej druri.Aty mund të përgadisin ushqime të ndryshme tradicionale.Mirëpo kjo pjesë e fshatit ka edhe një histori jo fort të këndshme.Ishte pikërisht ky vend kur forcat serbe në vitin 1999,vit ky kur po zhvillohej lufta nëKosovë, i morën peng të gjithë banorët nga shtëpitë e tyre dhe gati 8.000 banorëi rreshtuan para murit për ti pushkatuar.Por në momentin që kishtë gjasa të ndodhte kjo ngjarje,thuhet se amerikanët dhanë urdhër qe banorët të liheshin të lirë.Ndoshta edhe për këtë shkak ky vend u bekua dhe u zbukurua pas asaj tragjedie që mund të kishte ndodhur,por se gjithmonë si kujtim i parë që do ti binte në mend kur të kalonin andej pari,do të ishin fytyrat e pa shpresa dhe të tmerruara të banorëve.Këtë ngjarje e rrëfeu vetë përjetuesi i këtij rasti Skender Salihu.

Personalitete të njohura

Një fshat me popullësi kaq të madhe,ska se si mos të nxjerrë nga vatra e vet personalitete të trimërisë,dijes e talente të fushave të ndryshme,vecanërisht të sporit..Ridvan Qazimi,i njohur ndryshe edhe si Komandant Lleshi,ka qenë udhëheqësi i UCPMB-së.Me trimërinë dhe guximin që ka treguar në luftë,u bë ndër figurat më të dashura dhe më të rëndësishmë në rajonin e Kosovës Lindore.Ishte sy pa trembur,dhe i vendosur të luftonte aq sa forcë të kishte për vatanin e vet.Për këtë,bashkeluftëtarët e tjerë ia besuan detyrën e shefit të grupit negociator,në bisedimet me palën serbe,në të cilën mori pjesë edhe faktori ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje dhe ndërprerjen e konflikteve në Kosovë Lindore.Për personalitetin e Komandant Lleshit flitet pothuajse gjithkund,e më së shumti emrin e tij mund ta dëgjojmë në vargjet e këngëve patriotike të thurrura nga këngëtarë të ndryshëm.

E nga po i njejti vend kanë dalë edhe dijetarë e akademik të shquar me prejardhje tërnovcase ku ndër ta është akademiku dhe politikani Nexhat Daci.Shkollimet i ka ndjekur në Beograd fillimisht në degën e Kimisë,ku edhe ka diplomuar,dhe po ashtu në Universitetin e Zagrebit ka ndjekur fushën e Teknologjisë.Pastaj gjatë viteve 1968-1970 në Universitetin e Prishtinës ka punuar si asistent në seksionin e Kimisë,kurse gjatë viteve 1970-1974 ka ligjeruar si profesor në po të njejtën lëndë.Shumë moshatarë të tij lakmojnë punën e Nexhat Dacit,dhe mburren me të.

Ndërsa sa i përket fushës së sportit,kjo fushë mban edhe një sportist të talentuar dhe tashmë të njohur gati se për cdo njeri e sidomos për fansat e futbollit.Është fjala për futbollistin e Kombëtares Shqiptare,Berat Gjimshitin.Berati po ashtu ka prejardhje tërnovcase,dhe jo rrallë banorët e fshatit e kanë parë të vizitojë vendlidjen dhe familjen e tij.Ai tashmë jeton dhe vepron në Zvicërr,por disa familjarë të tij janë ende banorë të Tërrnovcit.Cdo fans i futbollit dhe cdo i riëndërron të ndjekë rrugën e suksesit të tij.Gjimshiti ka bërë që dashamirët e futbollit të ndihën krenar me të,e ndër ta është edhe fansi i sportit dhe njëherit edhe i Gjimshitit,Besir Fejzullahu, i cili me kënaqësi foli për një personalitet të tillë.

Me sy të ngazëllyer e me dorë në zemër,një fjali për vendin e tij e tha edhe mërgimtari Ragmi Bajrami.“Tërnovci ka shumë begati,por begatia më e madhe është që Tërnovci është i joni,i shqiptarëve.Këtë e kemi krenarinë më të madhe”,e përmbylli këtë përshkrim Bajrami.

 

Autore: Xheneta Salihu dhe Albulena Demaku